Artikull
RMV me dy kushte për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e saj
Enjte 29 Janar 2026 19:10
Enjte, 29 Janar 2026, 19:10
FOTO: vlada.mk
Madhësia e shkronjave
Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut derisa të përmbushen të paktën dy kushte, deklaroi nga tribuna parlamentare kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, në përgjigje të një pyetjeje deputeti lidhur me rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, transmeton BTA.
“Kushti i parë është që komuniteti maqedonas në Bullgari të gëzojë të drejtat e garantuara nga e drejta ndërkombëtare dhe nga konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Nuk kërkoj që të ndryshohet Kushtetuta (e Bullgarisë). Dhe, së dyti, derisa të marrim garanci për identitetin tonë maqedonas, për gjuhën time maqedonase, se nuk do të ketë më veto bilaterale dhe se (…) ky shtet, i cili shumë herë ka treguar dhe dëshmuar se dëshiron të jetë pjesë e familjes evropiane, që ka dhënë sakrifica si asnjë tjetër, dhe ky popull, këta qytetarë që, si askush tjetër në Evropë, kanë dhënë sakrifica, nuk do të poshtërohen më dhe, për arsye subjektive, të përballen me pengesa të reja nga kushdo qoftë”, tha Mickoski.
Sipas Mickoskit, me miratimin e kornizës negociuese në vitin 2022, qeveria e atëhershme e RMV-së i ka shkaktuar dëm serioz procesit të integrimit evropian. Si kusht për nisjen e negociatave me BE-në, Maqedonia e Veriut duhet të përfshijë komunitetin bullgar në vend në ligjin themelor.
Redaktoi: Miglena Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova