Artikull
BE-ja do ta kompensojë bregdetin bullgar të Detit të Zi me masa kohezioni
Premte 30 Janar 2026 10:46
Premte, 30 Janar 2026, 10:46
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Sofja mori një përgjigje pozitive nga Komisioni Evropian për trajtim të barabartë të rajoneve bullgare përgjatë Detit të Zi, së bashku me rajonet e tjera lindore të BE-së që kanë kufi tokësor me Rusinë, Ukrainën dhe Bjellorusinë. Këtë e bëri të ditur nga foltorja e Kuvendit Popullor kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet evropiane dhe kontrollin e fondeve evropiane, Dimitër Gërdev. Në përgjigjen e dhënë thuhet se për rajonet lindore të Bullgarisë do të sigurohen stimuj të rinj financiarë për përballimin e sfidave që rrjedhin nga lufta në Ukrainë. Theksohet se në kuadër të miratimit të ardhshëm të Kornizës Shumëvjeçare Financiare të BE-së do të ofrohet mbështetje financiare gjithëpërfshirëse për këto rajone.
Me një deklaratë para parlamentit, Gërdev nënvizoi se rajoni i Detit të Zi është i ekspozuar ndaj rreziqeve në rritje për sigurinë dhe pasojave mjedisore nga lufta. Konflikti ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të ndjeshëm mbi rajonet lindore të Bullgarisë, pavarësisht se vendi nuk ka kufi tokësor me shtetet e përfshira në luftë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova