LAJME

Artikull

BE-ja lëshon më së shumti karta blu për indianët, ndërsa Bullgaria për rusët

Premte, 30 Janar 2026, 11:44

BE-ja lëshon më së shumti karta blu për indianët, ndërsa Bullgaria për rusët

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Bullgaria renditet në vendin e 11-të në BE për nga tërheqja e kuadrove me kualifikim të lartë me kartë blu, tregojnë të dhënat e Eurostat-it për vitin 2024. Karta blu lejon qëndrimin dhe punën në BE për persona nga vende të treta me kualifikim të lartë. Në Bullgari ky regjim qëndrimi përdoret kryesisht nga shtetas rusë, ndërsa në nivel të BE-së më së shpeshti u jepet indianëve.

Gjatë vitit 2024, rreth 78 100 kuadro me kualifikim të lartë nga vende të treta kanë hyrë në BE me kartë blu. Numrin më të madh e ka lëshuar Gjermania – 56 300, ose 72% e totalit në BE. Pas saj vjen Polonia me 5 900 karta blu, e treta është Hungaria me 2 900 kuadro. Në vendin e katërt renditet Franca me 2 800 karta blu.

Për Bullgarinë, të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2024 janë lëshuar 628 karta blu, më shumë sesa në Holandë, Belgjikë, Suedi etj. Sipas segabg.com, këto të dhëna nuk përputhen me statistikat kombëtare (1 163 karta blu), me shumë gjasë për shkak të dallimit midis kartave të miratuara dhe atyre realisht të lëshuara.

Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova