LAJME

Artikull

Klima e biznesit në janar përmirësohet

Premte, 30 Janar 2026, 14:17

Klima e biznesit në janar përmirësohet

FOTO: pexels

Madhësia e shkronjave

Në janar, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit rritet me 4 pikë krahasuar me dhjetorin – nga 13% në 17%. Mjedisi i pasigurt ekonomik, mungesa e fuqisë punëtore dhe çmimet e materialeve vazhdojnë të jenë faktorët kryesorë që kufizojnë zhvillimin e biznesit, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Në industri, rritja është 3% – deri në 15.5%, për shkak të parashikimeve optimiste për aktivitetin prodhues gjatë tre muajve të ardhshëm.

Në ndërtim, rritja është 4.8 pikë – deri në 15.8%, sërish për shkak të pritshmërive të favorshme për aktivitetin e biznesit.

Në tregtinë me pakicë, rritja është më e moderuar – 2.2 pikë – deri në 26.9%. Tregtarët kanë rezerva për vëllimin e shitjeve gjatë tre muajve të ardhshëm.

Treguesi “klima e biznesit në sektorin e shërbimeve” rritet me 7.2 pikë (nga 4.2% në 11.4%). Parashikimet e menaxherëve në lidhje me kërkesën për shërbime gjatë tre muajve të ardhshëm përmirësohen.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva