Artikull
Premte 30 Janar 2026 14:46
Premte, 30 Janar 2026, 14:46
Dimitër Kisimov
FOTO: Federata Bullgare e Tenisit (arkiv)
Madhësia e shkronjave
Talenti i ri bullgar i tenisit Dimitër Kisimov u kualifikua për finalen e çifteve për juniorë në Kampionatin e Hapur të Australisë. Bullgari 17‑vjeçar dhe Connor Doig (Republika e Afrikës së Jugut) fituan në gjysmëfinalen kundër Mark Sebben (Britania e Madhe) dhe Kirill Fillaretov (Rusia) me 6:3, 4:6, 10‑6. Ndeshja zgjati 72 minuta.
Në betejën për trofeun në Australi, Dimitër Kisimov dhe Connor Doig do të përballen me përfaqësuesit e vendasve, Ymerali Ibraimi dhe Cooper Kose.
Për talentin bullgar, pjesëmarrja në Melburn është debutimi i tij në turnetë e Grand Slam-it për juniorë. Në singëll ai u eliminua në raundin e parë në Australi.
Aktualisht, Kisimov mban vendin e 25‑të në renditjen botërore për juniorë. Në fund të vitit të kaluar, bullgari arriti finalen në singëll në turneun në fushë me dhe në Bradenton (SHBA) – një nga garat më të forta për juniorë dhe vajza të kategorisë J300 të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva