LAJME

Artikull

Tetë pretendues në garën për “Eurovision 2026”!

Kush do ta përfaqësojë Bullgarinë?

Shtunë, 31 Janar 2026, 05:05

Tetë pretendues në garën për “Eurovision 2026”!

FOTO: euroalfa.eu

Madhësia e shkronjave

Pas një ndërprerjeje trevjeçare, Bullgaria do të marrë sërish pjesë në konkursin prestigjioz “Eurovision 2026”, i cili do të zhvillohet në maj në Vjenë. Tetë nga 15 pretenduesit fillestarë vazhdojnë më tej në BNT1 sonte drejtpërdrejt nga ora 21:00 në fazën e dytë të përzgjedhjes kombëtare për zgjedhjen e interpretuesit që do të përfaqësojë vendin tonë. Këta janë “Kerana dhe Kozmonautët”, Mihaella Marinova, Molec, Roksana, DARA, Innerglow, MONA dhe Preja. Pjesëmarrësit janë ndër më të transmetuarit në radio dhe televizion gjatë vitit kalendarik, duke zënë pozita kryesuese në klasifikimin “BG Top 40”.

Secili prej tyre do të prezantojë një këngë autoriale. Fituesi, i cili do të fitojë të drejtën të përfaqësojë Bullgarinë, do të përcaktohet përmes një votimi të kombinuar nga juria dhe publiku përmes faqes eurovision2026.bg.

Më 28 shkurt, sërish në BNT1 drejtpërdrejt nga ora 21:00, fituesi do të interpretojë tre këngë të krijuara posaçërisht për të. Një votim i kombinuar i jurisë dhe shikuesve do të përcaktojë këngën me të cilën interpretuesi do të përfaqësojë Bullgarinë në “Eurovision 2026”. 

FOTO: Facebook/BNT.Bulgarian.National.Television

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva