LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për fundjavën

Mot do të ftohet, priten reshje shiu dhe bore

Premte, 30 Janar 2026, 19:41

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 1 deri në 4°, në Sofje rreth 1°. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen dhe në disa zona të gjysmës perëndimore të vendit sërish do të ketë reshje shiu dhe bore. Do të fryjë erë e moderuar nga lindja–verilindja dhe do të vazhdojë depërtimi i ajrit të ftohtë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 2° dhe 7°, në kryeqytet rreth 5°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në jug. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 2 deri në 5°. Temperatura e ujit të detit është nga 6° në veri deri në 8° në jug. Deti do të ketë dallgëzim 2–3 ballë.

Në male moti do të jetë i vranët me reshje bore. Do të fryjë erë e moderuar nga jugu–juglindja, ndërsa në rajonin lindor të malit Stara Pllanina dhe në malet Stranxha dhe Sakar – nga veriu–veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi mbi nivelin e detit do të jetë rreth 3°, ndërsa në 2000 metra minus 2°.

Të dielën, era nga verilindja do të forcohet dhe me të do të vazhdojë edhe ftohja. Reshjet do të përfshijnë gjithë vendin dhe do të jenë kryesisht nga bora, ndërsa në rajonet jugperëndimore edhe nga shiu. Sasi të konsiderueshme reshjesh do të ketë sërish në Bullgarinë Jugore.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova