SHOQËRI

Seksion

Festa e Verës: një traditë 21-vjeçare në fshatin Dellçevo

Shtunë, 31 Janar 2026, 07:05

Festa e Verës: një traditë 21-vjeçare në fshatin Dellçevo

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Trifon Zarezan është një festë e dashur në të gjithë vendin – kjo është koha kur vreshtat krasiten për të qenë pjellore gjatë vitit. Për herë të 21-të, në fshatin Dellçevo, i strukur në shpatet malore në cepin jugperëndimor të Bullgarisë, organizohet një festë dyditore, me të cilën do të nderohet tradita, por njëkohësisht do të shpallen edhe mjeshtrit më të mirë të verës dhe rakisë shtëpiake.


Degustimi i verërave dhe rakive të paraqitura për pjesëmarrje në konkurs është planifikuar për më 31 janar, kur do të shpërblehen më të mirët në kategoritë përkatëse.

FOTO: BTA/Arkiva

Në ditën e Trifon Zarezanit (1 shkurt) të gjithë do të nisen drejt zonës “Baira”, ku do të zhvillohet krasitja tradicionale e vreshtave. Më pas, në sheshin e Dellçevos, është parashikuar edhe një program muzikor – do të kërcehen valle dhe do të derdhet verë e bardhë dhe e kuqe në nder të festës. Mysafirë të veçantë do të jenë grupet amatore nga fshatrat përreth Mosomishte, Baniçan, Dellçevo, Breznica dhe Goleshovo, si edhe një grup folklorik nga fshati Ksiropotamos në Greqi.


Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello