Artikull
Hënë 2 Shkurt 2026 09:25
Hënë, 2 Shkurt 2026, 09:25
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Guvernatorja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Kristine Lagarde, shënoi një muaj nga anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë me një publikim në Facebook. “Sot bëhet 1 muaj nga anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë. Me këtë 358 milionë njerëz ndajnë monedhën tonë dhe të ardhmen tonë”, shkroi Lagarde. Deklarata është pjesë e një serie komentesh të saj publike gjatë javëve të fundit të vitit 2025 dhe fillimit të vitit 2026, me të cilat ajo vë në dukje përparimin e Bullgarisë drejt anëtarësimit në eurozonë.
Nga mesnata e 1 shkurtit, leva kaloi në histori dhe mjeti i vetëm ligjor i pagesës në Bullgari është euroja. Bullgarët kishin 1 muaj kohë për t’u çliruar nga levat e vjetër, duke blerë me to ose duke i këmbyer në banka.
Deri më 30 janar, 75% e levave janë tërhequr nga qarkullimi, ose rreth 7,7 miliardë leva kanë mbetur te popullsia. Nga Banka Kombëtare e Bullgarisë njoftuan se aktualisht në qarkullim janë hedhur mbi 6,1 miliardë euro, gjë që siguron funksionimin normal të sistemit të pagesave dhe përmbushjen e nevojave të ekonomisë dhe të popullsisë. Bankat do të vazhdojnë të këmbejnë bankënota dhe monedha nga leva në euro pa pagesë deri më 30 qershor.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova