Artikull
Mungesa e një buxheti të rregullt pengon modernizimin e ushtrisë bullgare
Hënë 2 Shkurt 2026 11:38
Hënë, 2 Shkurt 2026, 11:38
Atanas Zaprjanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Grenlanda është daneze, autonome, ndërsa Krimea është ukrainase.” Kështu u shpreh ministri i mbrojtjes në detyrë, Atanas Zaprjanov, për bTV. Ai shpjegoi dallimin mes deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se Grenlanda është e tij, dhe asaj të Vlladimir Putinit që thotë të njëjtën gjë për Krimenë: “Krimea është e pushtuar në mënyrë të paligjshme, në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, ndërsa Grenlanda edhe tani është autonome dhe e lirë dhe, së bashku me Danimarkën, zhvillon negociata me qeverinë amerikane”, sqaroi ministri.
Një goditje ndaj Iranit do të thotë ndërlikim i situatës në Lindjen e Mesme, komentoi Zaprjanov. Ministri mohoi se ratifikimi nga parlamenti i anëtarësimit në Këshillin për Paqen në Gaza do të nënkuptonte dërgimin e forcave ushtarake të vendit në Gaza.
“Modernizimi i ushtrisë bullgare nuk ka ndalur, por me buxhetin e zgjatur nuk janë siguruar mjetet për vitin 2026, të cilat duhet t’i shpenzojmë për financimin e projekteve në vazhdim”, theksoi Zaprjanov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova