LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 3 shkurtin 2026

Kod i verdhë për mot të ftohtë në të gjitha rajonet, përveç Blagoevgradit

Hënë, 2 Shkurt 2026, 19:35

Parashikimi i motit për 3 shkurtin 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të martën do të mbajë mot i ftohtë, me temperatura minimale ndërmjet -10° dhe -5°, ndërsa në disa zona të Bullgarisë Veriore dhe në fushat e larta të Bullgarisë Perëndimore – deri në -14°. Në pjesët më jugperëndimore të vendit – deri në 0°. Për Sofjen priten rreth -8°. Gjatë ditës do të ketë vranësira të shpërndara, më shpesh të konsiderueshme. Deri në mesditë në fushat do të ketë mjegull. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në rajonet lindore erë mesatare nga lindja-juglindja. Gjatë ditës, temperaturat në pjesën më të madhe të vendit do të mbeten nën 0°. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet -5° dhe 0°, ndërsa në jugperëndim deri në 7°, në kryeqytet rreth 0°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në jug. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë ndërmjet -2° dhe 0°. Uji i detit është 5–7°. Dallgëzimi i detit do të jetë i fortë, mbi 3 ballë.

Në malet do të ketë vranësira të konsiderueshme. Vetëm në pjesët më të larta të maleve Rilla dhe Pirin do të bie borë e dobët. Do të fryjë erë mesatare dhe e fortë nga perëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 2°, ndërsa në 2000 m rreth -2°.

Të mërkurën do të mbajë mot i ftohtë dhe pa reshje. Vende-vende në fushat dhe luginat do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, ndërsa mbi pjesën tjetër të vendit do të shtohen vranësirat e mesme dhe të larta. Në Bullgarinë Lindore do të forcohet era jugperëndimore.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova