Artikull
Tashmë do të mund të blihen edhe vinjeta ditore për automjetet e lehta
Hënë 2 Shkurt 2026 12:25
Hënë, 2 Shkurt 2026, 12:25
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Që nga 3 shkurt 2026, do të vihen në përdorim vinjeta ditore për automjetet e lehta, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Ajo ofron një mundësi shtesë për përdorim afatshkurtër të rrjetit rrugor republikan. Vinjeta ditore do të jetë e vlefshme për 24 orë nga data dhe ora e fillimit të saj. Vinjeta e re, si dhe të gjitha llojet e tjera, mund të blihet me fillim të shtyrë deri në 30 ditë para datës së udhëtimit. Vinjeta ditore, si dhe të tjerat, është e vlefshme për automjetet e lehta deri në 3,5 ton, për rimorkiot dhe fushuesit, si dhe për automjetet e kampingut të kategorisë M1, pa marrë parasysh peshën e tyre maksimale të lejuar teknikisht. Gjatë vitit 2026, çmimet e vinjetave janë të njëjta si në vitin 2025 dhe shënohen në euro dhe leva. Konvertimi bëhet automatikisht sipas kursit zyrtar të fiksuar dhe nuk kërkohen veprime shtesë nga përdoruesit.
Vinjetat mund të blihen në të gjitha pikat e karburantit dhe tek partnerët e autorizuar të agjencisë rrugore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova