Artikull
Shkupi dekoroi “Pirogov” për trajtimin e të lënduarve nga zjarri në Koçan
Hënë 2 Shkurt 2026 13:40
Hënë, 2 Shkurt 2026, 13:40
FOTO: Facebook / Spitali "Pirogov"
Madhësia e shkronjave
Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut, Agneza Popovska, dekoroi Spitalin Universitar Multifunksional dhe të Mjekësisë Urgjente "Pirogov" në Sofje për shpëtimin e fëmijëve dhe të rinjve më të rëndë të lënduar gjatë zjarrit në diskotekën e qytetit të Koçanit në Maqedoninë e Veriut në mars 2025. Mirënjohjen, ambasadorja ia dorëzoi drejtorit ekzekutiv të Spitalit “Pirogov”, dr. Valentin Dimitrov. Gjatë vizitës, ajo u takua edhe me ekipin e Klinikës së Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike-Rikuperuese, të udhëhequr nga prof. dr. Maja Argirova.
Ambasadorja Popovska shprehu falënderime për drejtuesit e Spitalit “Pirogov” dhe për të gjithë mjekët që morën pjesë në shpëtimin e jetës dhe shëndetit të të rinjve maqedonas. Ajo theksoi kontributin e ekipeve të “Pirogov”, që të gjithë fëmijët dhe të rinjtë të mbijetojnë dhe të rikuperohen mirë.
Ekipet informuan ambasadoren për gjendjen aktuale të pacientëve, të cilët vazhdojnë të vizitojnë “Pirogov” sipas grafikut.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova