LAJME

Artikull

Propozojmë që Lugina e Trëndafilave të përfshihet në listën e UNESCO-s

Hënë, 2 Shkurt 2026, 18:23

Propozojmë që Lugina e Trëndafilave të përfshihet në listën e UNESCO-s

FOTO: Еmill Ençev

Madhësia e shkronjave

Bullgaria do të aplikojë për përfshirjen e Luginës së Trëndafilave në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s dhe për regjistrimin e saj në Sistemet e Trashëgimisë Bujqësore me Rëndësi Globale (Globally Important Agricultural Heritage Systems -GIAHS) të Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi (FAO). Kjo u bë e ditur gjatë një diskutimi mes përfaqësuesve të pushtetit shtetëror dhe lokal, prodhuesve të trëndafilave dhe përpunuesve në Kazanllëk.

FOTO: BTA

Nisma është e përbashkët midis Shoqatës Kombëtare Bullgare “Vajra Eterike, Parfumeri dhe Kozmetikë”, Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Komunës së Kazanllëkut.

Kryetarja e Bashkisë së Kazanllëkut, Galina Stojanova, shprehu shpresën se nisma do të forcojë prodhimin e trëndafilave si një vlerë kombëtare dhe theksoi se Bullgaria është e njohur në botë për trëndafilin vajor dhe Festivalin e Trëndafilit, por është e nevojshme një përpjekje më aktive institucionale për të afirmuar këtë traditë si mënyrë jetese dhe kulturë.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva