Artikull
Janë ndarë 58 milionë euro për mirëmbajtjen e avionëve sovjetikë MiG‑29
Martë 3 Shkurt 2026 09:15
Martë, 3 Shkurt 2026, 09:15
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
17.5 milionë euro për riparimin e motorëve të avionëve të vjetër sovjetikë MiG‑29 jepen nga Ministria e Mbrojtjes. Procedura e prokurimit publik është publikuar në faqen e ministrisë. Riparimi është për 10 motorë, që i bie rreth 1.8 milionë euro pa TVSH për secilin. Prokurimi për riparimin e plotë arrin në 58 milionë euro. Afati i realizimit është deri në 9 muaj. Motorët duhet të kenë një resurs të përditësuar prej të paktën 100 orësh fluturimi për 1 vit.
Riparimi i fundit i MiG‑29 është kryer në vitin 2023 nga kompania polake WZL, kur kishte rrezik që Bullgaria të përballej me pamundësinë për të mbrojtur vetë hapësirën e saj ajrore. Problemi ishte se pas fillimit të luftës, Rusia ndaloi furnizimin me pjesë për të gjitha “shtetet armike” që mbështesnin Ukrainën.
Bullgaria ka 15 MiG‑29 dhe 8 F‑16. Avionët amerikanë F‑16 do të fillojnë detyrat luftarake në vitin 2028.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva