Artikull
Myslimanët pritën natën e Berat-it, kur hapen dyert e faljes dhe mëshirës
Martë 3 Shkurt 2026 09:43
Martë, 3 Shkurt 2026, 09:43
Tombul Xhamia - xhamia më e madhe në Bullgari
FOTO: Radio Shumen
Madhësia e shkronjave
Më 2 ndaj 3 shkurtit myslimanët pritën natën e Berat-it – një nga netët më të rëndësishme në kalendarin islam dhe një paralajmërues shpirtëror i muajit të shenjtë të Ramazanit. Ajo shënohet në mesin e muajit Shaban dhe lidhet me faljen, pendimin dhe pastrimin shpirtëror.
Nata e Berat-it simbolizon mundësinë për faljen e mëkateve dhe për një fillim të ri. Është një kohë për një reflektim të thellë që çdo besimtar e bën para vetes dhe para të Gjithëfuqishmit, duke u përgatitur shpirtërisht për Ramazanin e ardhshëm, njoftoi Kryesia e Myftinisë së Bullgarisë.
Sipas traditës, në këtë natë të bekuar myslimanët luten për shëndet, paqe dhe mirëqenie, kërkojnë falje për gabimet e bëra dhe synojnë forcimin e besimit dhe vlerave morale. Në xhami kryhen lutje të veçanta, ndërsa besimtarët e kalojnë natën në lutje dhe meditimi.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva