LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 4 shkurtin

Temperaturat do të rriten, kod i verdhë për ngrica në 6 rajone veriore

Martë, 3 Shkurt 2026, 19:30

Parashikimi i motit për 4 shkurtin

FOTO: Radio Bullgaria

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 8 dhe minus 3 gradë, më të larta në Bullgarinë Jugore. Për Sofjen priten rreth minus 1 gradë. Gjatë 24 orëve të ardhshme moti në vend do të jetë kryesisht i vranët, në disa ultësira dhe lugina edhe me mjegull. Pasdite nga jugperëndimi do të fillojnë reshje shiu, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë natës së të enjtes. Era do të jetë e dobët, në shumë zona do të pushojë, ndërsa në Bullgarinë Verilindore dhe pranë shpateve veriore malore do të fryjë erë mesatare nga jugu–juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 4 dhe 9 gradë, më të ulëta në zonat me mjegull të qëndrueshme. Në kryeqytet priten rreth 3 gradë. 

Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me vranësira në jug dhe me vranësira të shpërndara në veri. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë ndërmjet 6 dhe 8 gradë. Temperatura e ujit të detit gjithashtu është 6–8 gradë. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë. 

Në male do të jetë kryesisht me vranësira. Pasdite dhe mbrëmje nga jugperëndimi do të fillojnë reshje shiu, ndërsa mbi 2000 metra – reshje bore. Do të fryjë erë e fortë dhe e fuqishme nga jugu–jugperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi do të jetë rreth 6 gradë, ndërsa në 2000 metra – rreth 2 gradë. 

Të enjten reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin, dhe sasi më të konsiderueshme priten sërish në Bullgarinë Jugore dhe Lindore. Era do të mbetet me komponent jugor dhe ngrohja do të vazhdojë.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva