Artikull
PP-DB: Qeveria teknike nuk duhet t’i shërbejë modelit Borisov–Peevski
Martë 3 Shkurt 2026 14:54
Martë, 3 Shkurt 2026, 14:54
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Pas takimit me përfaqësuesit e GERB-it, presidentja Iliana Jotova priti për konsultime forcën e dytë më të madhe parlamentare – PP-DB. Takimi është pjesë e procedurës për zgjedhjen e një kryeministri teknik.
“Duhet t’u përgjigjemi pritshmërive të qytetarëve bullgarë – ata kërkuan zgjedhje të ndershme dhe transparente, organizim të mirë të zgjedhjeve, në mënyrë që të rikthejmë besimin në institucionet bullgare dhe në procesin zgjedhor”, tha kreu i shtetit.
“Qeveria e fundit teknike nuk arriti të zhvillojë zgjedhje të ndershme. Pamë se si kryeministri i mëparshëm teknik i shërbeu modelit korruptiv Borisov–Peevski. Ne mendojmë se kjo nuk duhet të lejohet”, deklaroi nga ana e tij Ivajllo Mirçev nga PP-DB. Sipas tij, që të zhvillohen zgjedhje të ndershme, në radhë të parë duhet të ketë një ministër të brendshëm që të bëjë gjithçka të mundur për të kundërshtuar blerjen e votave. Në radhë të dytë, një ministër të drejtësisë që të propozojë një ushtrues të ri të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Në radhë të tretë, duhet të sigurohet që fondet që u jepen bashkive të mos përdoren për blerjen e votave.
Redaktoi: Miglena Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova