Artikull
Martë 3 Shkurt 2026 18:19
Martë, 3 Shkurt 2026, 18:19
FOTO: infobusiness.bcci.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria zë vendin e 18-të në botë dhe të 10-tin në Evropë mes 125 vendeve në edicionin e sivjetshëm të Innovators Business Environment Index (IBEI) 2026, përgatitur nga StartupBlink dhe publikuar në fund të janarit, raporton BTA. Rezultati i përgjithshëm i vendit është 73,631 pikë, gjë që i siguron pozitën më të mirë në Evropën Juglindore. Mes vendeve evropiane që janë përpara Bullgarisë në renditje janë: Mbretëria e Bashkuar (vendi i 3-të me 93,9 pikë), Zvicra (vendi i 4-të me 86,901 pikë) dhe Holanda (vendi i 7-të me 85,715 pikë).
Në raportin e IBEI 2026, Bullgaria është përcaktuar si udhëheqëse në Bashkimin Evropian për stimujt e biznesit. Për këtë tregues, vendi renditet i 5-ti në botë dhe i pari në BE, bazuar në analizën e kushteve fiskale dhe financiare.
Redaktoi: Miglena Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova