LAJME

Artikull

Zgjedhësit duan ndryshim dhe përmbushje të premtimeve, që të votojnë

Mërkurë, 4 Shkurt 2026, 09:07

Zgjedhësit duan ndryshim dhe përmbushje të premtimeve, që të votojnë

FOTO: gallupinternational.bg

Madhësia e shkronjave

Premtimet e papërmbushura janë arsyeja kryesore që i largon bullgarët nga votimi, tregon një sondazh i “Gallup International Balkan”, i porositur nga BNT. 46% nuk duan të votojnë për shkak të premtimeve të papërmbushura nga politikanët. 28% zmbrapsen nga sulmet e ndërsjella mes politikanëve, ndërsa 14% janë të pakënaqur nga mungesa e konkretësisë.

44% theksojnë si nxitjen më të fortë për të votuar dëshirën për ndryshim në qeverisje. Për 24% janë të rëndësishëm deputetët në listat zgjedhore. 21% do të motivoheshin të shkonin në kutitë e votimit nga politika të formuluara qartë dhe konkrete. 9% deklarojnë se zakonisht nuk votojnë.

Ndër cilësitë më të rëndësishme që kërkojnë te politikanët, 70% kanë përmendur ndershmërinë, ndërsa 68% kompetencën. 49% presin që liderët politikë të jenë pranë njerëzve, ndërsa 36% duan që politikanët të jenë bashkues.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova