Artikull
Sipas Eurobarometrit, bullgarët janë ndër optimistët në BE
Mërkurë 4 Shkurt 2026 10:46
Mërkurë, 4 Shkurt 2026, 10:46
FOTO: europa.eu/eurobarometer
Madhësia e shkronjave
Shumica e bullgarëve dhe e qytetarëve të BE-së janë optimistë për të ardhmen, tregon një sodazh i Eurobarometrit, i prezantuar nga Parlamenti Evropian.
Për të ardhmen e BE-së janë optimistë 53% e pjesëmarrësve bullgarë në sondazh dhe 57% e qytetarëve të tjerë evropianë. Për të ardhmen e vendit të tyre janë optimistë 55% e bullgarëve dhe 57% e të anketuarve të tjerë. Për veten dhe familjen e tyre mendojnë me optimizëm 74% në Bullgari dhe 76% në BE. Për të ardhmen e botës, 51% e bullgarëve janë optimistë, ndërsa te pjesa tjetër e BE-së mbizotërojnë pesimistët me 52%.
Mbi gjysmën e bullgarëve – 54%, si edhe 66% e pjesëmarrësve të tjerë, presin që BE-ja të ketë një rol më të rëndësishëm në kriza dhe kërcënime. Sipas 80% të bullgarëve dhe 89% të të tjerëve, shtetet në BE duhet të jenë më të bashkuara. Sipas 46% të bullgarëve dhe 62% të evropianëve të tjerë, anëtarësimi i vendit të tyre në BE është diçka e mirë. Për 35% në Bullgari dhe 26% në BE, anëtarësimi në bashkësi nuk është as i mirë, as i keq.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova