LAJME

Artikull

Presidentja pret që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 19 prill, pas Pashkëve

Mërkurë, 4 Shkurt 2026, 11:32

Presidentja pret që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 19 prill, pas Pashkëve

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Do të bëjmë gjithçka të mundur që zgjedhjet të zhvillohen në datën e parë pas festave të Pashkëve, tha presidentja Iliana Jotova gjatë konsultimeve me partinë “DPS – Fillim i Ri” për emërimin e një kryeministri teknik.Duhet të përzgjedh njërin nga pesë kandidatët që kanë pranuar të jenë kryeministra teknikë. Nuk mund të mbaj përgjegjësi për qeverinë teknike – ajo i takon Kuvendit Popullor, deklaroi Jotova.

“Kemi përvojë të hidhur nga e kaluara, kur janë shkelur të drejtat e qytetarëve bullgarë. Ndershmëria e zgjedhjeve do të thotë që çdo qytetar bullgar të ndihet i respektuar”, deklaroi para presidentes Iskra Mihajllova, nënkryetare e “DPS – Fillim i Ri”.Ajo theksoi se për ta është jashtëzakonisht e rëndësishme që kryeministri të jetë një person me përvojë të dëshmuar administrative dhe jo i afërt me një parti të caktuar politike.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova