LAJME

Artikull

BSP kërkon që parlamenti të miratojë një buxhet të rregullt për vitin 2026

Mërkurë, 4 Shkurt 2026, 13:18

BSP kërkon që parlamenti të miratojë një buxhet të rregullt për vitin 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Shpresa ime është që një shumicë e qëndrueshme në parlamentin e ardhshëm të rishqyrtojë ndryshimet në Kushtetutë, të cilat ia hoqën kreut të shtetit të drejtën për të zgjedhur vetë kryeministrin teknik. Kështu u shpreh presidentja Iliana Jotova gjatë konsultimeve me përfaqësuesit e BSP-së për emërimin e një kryeministri teknik.

Duke shprehur shqetësimin se mund të ketë edhe zgjedhje të tjera të reja parlamentare dhe se kriza politike mund të zgjasë gjysmë viti ose një vit, kryetari i grupit parlamentar të BSP-së, Dragomir Stojnev, propozoi që pas konsultimeve parlamenti të miratojë në lexim të dytë një buxhet të rregullt për vitin 2026.

Deputetja Maja Dimitrova i deklaroi presidentes se e majta mbështet ndryshimet në Kodin Zgjedhor për seksionet e votimit jashtë vendit, të cilat kanë kaluar në lexim të dytë në komisionin juridik. Ajo theksoi se e majta mbështet edhe krijimin e një zone zgjedhore për diasporën, por aktualisht mungon metodologjia për realizimin e saj.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova