Artikull
Parashikimi i motit për 5 shkurtin 2026
Mot me reshje në të gjithë vendin, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore dhe Veriore edhe me ngrica
Mërkurë 4 Shkurt 2026 19:35
Mërkurë, 4 Shkurt 2026, 19:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të enjten, temperaturat minimale në Bullgarinë Veriore dhe në fushat e larta të Bullgarisë Perëndimore do të jenë ndërmjet minus 6 dhe minus 1 gradë, ndërsa në gjysmën jugore të vendit dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi – ndërmjet 1 dhe 6 gradë. Për Sofjen priten rreth minus 2 gradë. Gjatë ditës, reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin. Në pjesët perëndimore dhe qendrore të Bullgarisë Veriore, ku moti do të jetë i qetë, priten ngrica dhe akull në rrugë. Reshje të konsiderueshme priten në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet, në disa zona të Bullgarisë Lindore dhe në rajonet qendrore të malit Stara Pllanina. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu-juglindja. Temperaturat maksimale në pjesët perëndimore dhe qendrore të Bullgarisë Veriore do të jenë ndërmjet 0 dhe 2 gradë, ndërsa në pjesën tjetër të vendit ndërmjet 5 dhe 10 gradë. Në kryeqytet priten rreth 5 gradë.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë ndërmjet 8 dhe 10 gradë. Temperatura e ujit të detit është nga 6 deri në 8 gradë. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.
Në male moti do të jetë me vranësira. Borë do të bjerë në zonat mbi 1600–1800 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në pjesët më të ulëta do të ketë reshje shiu. Reshjet do të jenë të konsiderueshme në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe në pjesën qendrore të malit Stara Pllanina . Do të fryjë erë e fortë dhe stuhi nga jugu. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 6°, ndërsa në 2000 metra – rreth 0°.
Të premten reshjet do të ndalen përkohësisht, por më vonë pasdite nga jugperëndimi do të fillojë sërish shi dhe reshjet do të përfshijnë shpejt vendin. Sërish, sasi të konsiderueshme reshjesh priten në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova