Artikull
Qeveria i ka lejuar Centralit Atomik “Kozlloduj” të importojë pjesë nga Rusia
Mërkurë 4 Shkurt 2026 17:46
Mërkurë, 4 Shkurt 2026, 17:46
Centrali Atomik "Kozlloduj"
FOTO: BTA - arkiv
Madhësia e shkronjave
Këshilli i Ministrave në largim i ka lejuar Centralit Atomik “Kozlloduj” të importojë produkte ruse të hekurit dhe çelikut. Shërbimi i shtypit i qeverisë specifikon se vendimi bazohet në përjashtimin për vendin tonë "lidhur me masat kufizuese në lidhje me veprimet e Rusisë që destabilizojnë situatën në Ukrainë", raportoi gazetarja jonë Marta Mlladenova. "Prioriteti kryesor në funksionimin e Centralit Atomik ‘Kozlloduj’ është ruajtja e nivelit më të lartë të sigurisë teknike dhe bërthamore, mbrojtjes nga rrezatimi, kushteve të sigurta dhe të shëndetshme të punës, si dhe mbrojtjes së mjedisit", shtohet në deklaratë. Centrali prodhon mbi 1/3 e energjisë elektrike në Bullgari.
Rusia e konsideron Bullgarinë një "shtet armik" dhe kufizimi i tregtisë sonë me Moskën synon të zvogëlojë të ardhurat me të cilat Kremlini financon luftën e tij kundër Ukrainës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva