Artikull
Frutat dhe perimet bullgare prezantohen në "FRUIT LOGISTICA " në Berlin
Mërkurë 4 Shkurt 2026 18:50
Mërkurë, 4 Shkurt 2026, 18:50
FOTO: Unioni i Kultivuesve të Frutave të Dobruxhës
Madhësia e shkronjave
Ekspozita më e madhe në botë për fruta dhe perime të freskëta - "FRUIT LOGISTICA" fillon sot, 4 shkurt, në Berlin, njoftoi Unioni i Kultivuesve të Frutave të Dobruxhës, anëtarët e të cilit janë ndër ekspozuesit. Këtë vit, theksi është në fuqinë dhe aftësitë e inteligjencës artificiale, e cila po hyn gjithnjë e më shumë në industrinë bujqësore dhe ushqimore, raportoi BTA.
Prodhuesit tanë bujqësorë prezantojnë një përzgjedhje të më të mirës së prodhimit të tyre në Sallën 6.2, Stenda B01. Tradicionalisht, këto janë fruta të freskëta dhe të thata, lëngje natyrale dhe ushqime të përpunuara, të krijuara sipas recetave tradicionale dhe inovative dhe teknologjive moderne të prodhimit.
Pjesëmarrja realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Fondit Shtetëror "Bujqësia", si pjesë e përpjekjeve për pozicionim të qëndrueshëm të prodhuesve bullgarë në tregjet ndërkombëtare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva