LAJME

Artikull

BNB për herë të parë ka zë në BQE për normën bazë të interesit në eurozonë

Enjte, 5 Shkurt 2026, 10:12

BNB për herë të parë ka zë në BQE për normën bazë të interesit në eurozonë

FOTO: Facebook/Christine Lagarde

Madhësia e shkronjave

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, mirëpriti Guvernatorin e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev, në pjesëmarrjen e tij të parë në takimin e politikës monetare të institucionit që kur Bullgaria iu bashkua eurozonës.

"Jam e kënaqur të mirëpres Guvernatorin e BNB-së, Dimitër Radev, në takimin e tij të parë të politikës monetare që kur Bullgaria iu bashkua eurozonës pak më shumë se një muaj më parë", shkroi Lagarde në profilin e saj në Facebook.

Takimi i BQE-së vazhdon më 5 shkurt. Vendimi për normat e interesit të eurozonës pritet të shpallet të enjten. Vendimi është me rëndësi historike për Bullgarinë, pasi është hera e parë që BNB merr pjesë zyrtarisht në procesin e vendimmarrjes së BQE-së si anëtare e plotë.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva