Artikull
Bullgaria merr pjesë në forumin më të madh të turizmit në Mesdheun Lindor
Enjte 5 Shkurt 2026 10:42
Enjte, 5 Shkurt 2026, 10:42
FOTO: Ministria e Turizmit - arkiv
Madhësia e shkronjave
Panairi tradicional për Turizëm dhe Pushime i Mesdheut Lindor ka hapur dyert në Stamboll. EMITT 2026 do të zgjasë deri më 7 shkurt.
Edicioni i 29-të i panairit më të madh të turizmit për Mesdheun Lindor, Ballkanin dhe Lindjen e Mesme po zhvillohet në një adresë të re këtë vit - në Qendrën e Panaireve të Stambollit (IFM İstanbul Fuar Merkezi). 1,316 operatorë turistikë nga 78 vende kanë aplikuar për të marrë pjesë. Priten mbi 25 000 vizitorë.
Bullgaria është një pjesëmarrëse e rregullt në EMITT. Ministria e Turizmit po merr pjesë me një stendë që mbulon një sipërfaqe prej 153 metrash katrorë. Është më e madhe se vitin e kaluar, kur ishte 110 metra katrorë. Pavijoni bullgar do të paraqesë 16 kompani që ofrojnë turizëm spa, turizëm dimëror dhe veror. Birxhan Sali, e cila është menaxhere për tregun turk të Albena Sh.A., i tha Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) se në vitin 2025 ata kanë aritur një rritje prej 45% të pushuesve nga Turqia në vendpushimin bullgar.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva