Artikull
Enjte 5 Shkurt 2026 11:34
Enjte, 5 Shkurt 2026, 11:34
FOTO: OMV Petrom
Madhësia e shkronjave
Sondazhi i parë në bllokun
“Han Asparuh” në Detin e Zi – “Vineh‑1”, nuk zbuloi sasi të rëndësishme të
gazit natyror, raporton Offshore‑energy. Botimi i specializuar i referohet
kompanive OMV Petrom (një kompani austriako‑rumune) dhe NewMed Energy Balkan (një
kompani izraelite). Të dyja kompanitë punojnë së bashku në bllokun që është
pjesë e zonës ekskluzive ekonomike të Bullgarisë. Në fund të janarit, partner i
tyre u bë edhe Holdingu Energjetik Bullgar, i cili fitoi 10% të projektit.
“Vineh‑1” ndodhet rreth 200
km në lindje të Varnës. Anija e shpimit Globetrotter I ka arritur një thellësi
prej 3230 metrash nën nivelin e detit. Në formacionet gjeologjike janë gjetur
tregues “të parëndësishëm” për gaz, çka e klasifikon sondazhin si “të thatë”.
Sondazhi i dytë në bllok do të kryhet në zonën “Krum” dhe pritet të nisë në javët e ardhshme, me një kohëzgjatje të parashikuar prej rreth 2 muajsh.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva