Artikull
Parashikimi i motit për 6 shkurtin
Reshjet do të pushojnë, temperaturat do të rriten, në veri do të ketë mjegull
Enjte 5 Shkurt 2026 19:30
Enjte, 5 Shkurt 2026, 19:30
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të
premten
temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 0° në Bullgarinë
Veriperëndimore, dhe deri në 5–7° në rajonet juglindore të vendit. Për Sofjen
priten rreth 1°. Në Fushën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të
ketë vranësira të ulëta shtresore. Në Bullgarinë Jugperëndimore moti do të jetë
deri kryesisht me diell, por pasdite vranësirat do të shtohen dhe do të
dendësohen, dhe nga perëndimi do të fillojnë reshje shiu. Në rajonet
veriperëndimore mbeten kushtet për ngrica. Moti do të jetë pothuajse i qetë.
Temperaturat maksimale do të lëvizin gjerësisht: nga 3–5° në Bullgarinë
Veriperëndimore, ku do të mbetet me vranësira, deri në 13–15° në zonat më
jugperëndimore dhe juglindore. Në kryeqytet priten rreth 9°.
Në
bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të
dobëta. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 9–11°. Temperatura e ujit të
detit është 5–7°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.
Në
male
moti do të jetë kryesisht me vranësira, me ndërprerje të përkohshme mbi masivet
e Bullgarisë Perëndimore, por pasdite vranësirat sërish do të shtohen dhe do të
dendësohen dhe do të ketë reshje shiu, ndërsa mbi 1700 metra – borë. Do të
fryjë erë mesatare, në pjesën lindore të malit Stara Pllanina, Stranxha dhe
Sakar – deri e fortë nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi
do të jetë rreth 6°, ndërsa në 2000 m – rreth 1°.
Të shtunën moti do të jetë kryesisht me vranësira, por pa reshje të rëndësishme. Era do të kthehet nga veriperëndimi, e dobët deri mesatare. Temperaturat minimale do të jenë 1–6°, ndërsa ato maksimale 10–15°, sërish më të ulëta në Bullgarinë Veriperëndimore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva