Artikull
Enjte 5 Shkurt 2026 15:18
Enjte, 5 Shkurt 2026, 15:18
Pllamen Dimitrov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Midis viteve 2019 dhe 2023, në Bullgari u humbën 104,557 vende pune në prodhim. Kjo është 15% e fuqisë punëtore në industri, tha presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB), Pllamen Dimitrov. Në një konferencë për shtyp për Ditën Evropiane të Veprimit në Industri, e cila festohet më 5 shkurt, Dimitrov tha se 13,000 vende pune u humbën në vitin 2024. Priten të dhënat për vitin 2025.
Ka një rënie në pjesën relative të industrisë në krijimin e PBB-së, tha Dimitrov. Për vitin 2025, kjo pjesë pritet të jetë nën 20 për qind. Ne kemi një model që varet shumë nga konsumi i brendshëm, i cili është 3/4 e rritjes sonë, tha kryeekonomisti i KNSB, Ljubosllav Kostov. Investimet e huaja direkte janë midis 2 dhe 4 për qind të PBB-së. Sipas KNSB, nevojitet një strategji e re industriale dhe ata propozojnë krijimin e një fondi për të mbrojtur industritë e cenueshme.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva