Artikull
Për momentin nuk ka rrezik për ndotje të Danubit pas incidentit pranë Gjurgjevos
Enjte 5 Shkurt 2026 15:58
Enjte, 5 Shkurt 2026, 15:58
FOTO: Adminisrata rajonale - Ruse
Madhësia e shkronjave
Në këtë fazë nuk ka rrezik për ndotje të segmentit bullgar të lumit Danub nga një maune e fundosur pjesërisht pranë Gjurgjevos, njoftoi guvernatori rajonal i Ruses, Dragomir Draganov. Ai siguroi se situata po monitorohet me kujdes dhe, në rast të një rreziku të mundshëm, do të formohet një shtab krize për të ndërmarrë masa shtesë.
Më herët sot, Administrata Kombëtare “Ujërat Rumune” njoftoi se të mërkurën u regjistrua ndotje me naftë në Danub, në zonën e Plazhit të Vjetër të Gjurgjevos, pas fundosjes së pjesshme të një maune pa ekuipazh. Autoritetet lokale ndërhynë në kohë për të kufizuar ndotjen, e cila për momentin është vetëm brenda territorit të portit. Pas incidentit, në sipërfaqen e ujit u shfaqu një shtresë e hollë nafte, por nuk u konstatua erë karburanti.
Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme “Veprimtari të Shpëtimit në Situata Emergjente” pranë “Administratës Detare” dërgoi ekipe në zonën e kilometrit lumor 490 dhe më poshtë përgjatë rrjedhës së Danubit. Po ashtu, po kryhet monitorim me dron në akvatorin bullgar të lumit.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova