Enjte 5 Shkurt 2026 16:20
Enjte, 5 Shkurt 2026, 16:20
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
“Kufizimi deri në 20 seksione zgjedhore në përfaqësitë konsullore dhe diplomatike në vendet jashtë Bashkimit Evropian është i pabazuar dhe shkel frymën e Kushtetutës. I bëjmë thirrje presidentes Ilijana Jotova të vendosë veto.” Këtë e deklaroi bashkëkryetarja e grupit parlamentar të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, Nadezhda Jordanova, në korridoret e parlamentit. Sipas saj, ndryshimet do të pengojnë qytetarët bullgarë jashtë territorit të BE-së të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Sipas saj, kjo është në kundërshtim me Kushtetutën, e cila përcakton se bullgarët kanë të drejtë të barabartë për të votuar.
Nga partia “Vëzrazhdane” (me iniciativën e të cilëve është kufizimi i seksioneve zgjedhore) po kryejnë një porosi politike dhe shërbejnë interesave të GERB-it dhe “DPS – Fillimi i Ri”, komentoi Jordan Ivanov nga PP-DB.
Ndërkohë, deputetët zgjatën orarin e punës deri në miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, pjesë e të cilave janë edhe dispozitat në fjalë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova