LAJME

Artikull

Në Turqi dhe në vendet e tjera jashtë BE-së do të ketë deri në 20 qendra votimi

Premte, 6 Shkurt 2026, 09:24

Në Turqi dhe në vendet e tjera jashtë BE-së do të ketë deri në 20 qendra votimi

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Pas një seance 12-orëshe, parlamenti miratoi përfundimisht në lexim të dytë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kështu, në shtetet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian mund të hapen deri në 20 qendra votimi jashtë përfaqësive diplomatike dhe konsullore bullgare. Nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP–DB) u propozua që qendrat të ishin 100, por kjo nuk u mbështet. Xhejhan Ibrjamov nga “Aleanca për të Drejtat dhe Liritë” (APS) propozoi që qendrat jashtë BE-së të ishin 70, por edhe kjo u hodh poshtë. Gjunaj Hjusmen (GERB–SDS) propozoi që qendrat të ishin deri në 30, por edhe ky propozim nuk u miratua. Qendra votimi jashtë ambasadave dhe konsullatave do të hapen nëse paraqiten më shumë se 40 kërkesa për votim.

Kështu, krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare, numri i qendrave të votimit në Turqi do të jetë tetë herë më i vogël. Deputetët miratuan që vendosja e zonës zgjedhore  me shumë mandate “jashtë vendit” të shtyhet për vitin 2028.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova