LAJME

Artikull

Futbolli hyn në shkolla me një program të FIFA‑s për edukim përmes sportit

Premte, 6 Shkurt 2026, 17:16

Futbolli hyn në shkolla me një program të FIFA‑s për edukim përmes sportit

FOTO: Unioni Bullgar i Futbollit

Madhësia e shkronjave

Në shkollat bullgare do të zbatohet programi shkollor dhe komunitar sportiv Just Play, si edhe nisma ndërkombëtare e lidhur me të “Futboll për shkolla” (Football for Schools – F4S), e zhvilluar nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) në partneritet me UNESCO‑n. Për këtë qëllim u nënshkrua një marrëveshje midis Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Bullgare të Futbollit.

Programi synon zhvillimin afatgjatë fizik, social dhe personal të fëmijëve përmes sesioneve interaktive të futbollit dhe aktiviteteve edukative për fëmijë nga 4 deri në 14 vjeç, përfshirë ata me nevoja të veçanta arsimore dhe sëmundje kronike.

Fokusi kryesor është vendosur te ndërtimi i aftësive jetësore, nxitja e një mënyre aktive dhe të shëndetshme jetese, zhvillimi i kompetencave sociale dhe personale dhe krijimi i një mjedisi të sigurt, gjithëpërfshirës dhe mbështetës në shkolla.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva