FOLKLOR

Seksion

Festivali “Xhamalla” gjallëron rrugët e Kjustendillit

Shtunë, 7 Shkurt 2026, 07:15

Festivali “Xhamalla” gjallëron rrugët e Kjustendillit

FOTO: Facebook /„Xhamalla“ - Kjustendill

Madhësia e shkronjave

Gjatë dy ditëve, më 7 dhe 8 shkurt, Kjustendilli do të jehojë nga mbi 3500 kukera, survakarë, xhamallarë (personazhe të maskuara, roli i të cilëve është të largojnë forcat e këqija dhe të sjellin pjellori e shëndet), babugerë, pleq, etj., të cilët do të marrin pjesë në festivalin tradicional me maska “Xhamalla”, njoftojnë nga administrata vendore. Pasurinë e traditave dhe zakoneve bullgare do ta paraqesin dhjetëra grupe maskaradash nga i gjithë vendi.

FOTO: Facebook /„Xhamalla“ - Kjustendill

Festivali po zgjerohet dhe këtë vit do të nisë me një paradë të fëmijëve nga kopshtet dhe shkollat e Kjustendillit, të cilët do të paraqesin maskat e punuara prej tyre. Kjo është dëshmi se traditat nuk mbeten vetëm në të kaluarën, por jetojnë përmes fëmijëve tanë dhe përcillen nga brezi në brez, shkruajnë organizatorët. Informacion për grupet e ftuara mund të gjeni në faqen e festivalit në Facebook.


Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello