SHOQËRI

Seksion

Muzeu Arkeologjik në Plovdiv gjithnjë e më pranë një shtëpie të re

Dielë, 8 Shkurt 2026, 08:20

Muzeu Arkeologjik në Plovdiv gjithnjë e më pranë një shtëpie të re

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ish-ndërtesa e Bankës Kombëtare Bullgare në Plovdiv do të shndërrohet në një degë të Muzeut Arkeologjik, ku do të krijohet një Muze i Kulturës Trake. Lajmin e bëri të ditur kryetari i bashkisë, Kostadin Dimitrov, ndërsa drejtori i muzeut, doc. Kostadin Kisjov, theksoi nevojën për hapësira të reja:

Kostadin Kisjov

FOTO: BTA

“Pas dy vitesh depot tona do të jenë të mbushura dhe nuk do të kemi vend. Ndryshe nga qytetet e tjera, në Plovdiv gërmimet arkeologjike vazhdojnë 12 muaj në vit dhe çdo vit shtohen rreth 2000–3000 eksponate të reja. Të paktën për 30–40 vitet e ardhshme do ta zgjidhim problemin e hapësirave të ruajtjes.”

FOTO: BTA

Ëndrra për një Muze të Kulturës Trake në qytet ekziston prej dekadash, por gjatë punimeve të gërmimit në truallin e parashikuar në vitin 1976, punëtorët hasën në zbulime arkeologjike. Ndërtimi përparonte ngadalë dhe deri në fillimin e demokracisë (1989), ndërtesa e muzeut të ardhshëm ishte ndërtuar vetëm pjesërisht, ndërsa më pas u braktis për shkak të mungesës së fondeve. Tani, me rikonstruksionin e ndërtesës së BNB-së, ka shpresë që ëndrra e studiuesve të kulturës trake të bëhet realitet.


Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello