Artikull
Hënë 9 Shkurt 2026 10:29
Hënë, 9 Shkurt 2026, 10:29
FOTO: tourism.government.bg
Madhësia e shkronjave
Ekspozita e 29-të Ndërkombëtare e Turizmit - Panairi i Turizmit dhe Pushimeve EMITT 2026 (East Mediterranean International Tourism & Travel), e cila përfundoi të shtunën në Stamboll, tregoi interes të shtuar për 16 kompanitë dhe bashkitë bullgare pjesëmarrëse në ekspozitë. Forumi është bursa më e madhe turistike për Mesdheun Lindor, Ballkanin dhe Lindjen e Mesme. Eventi u vizitua nga gati 30 000 njerëz.
Sipas gazetarit turk Ismail Shahin, specialist në degën e turizmit, Bullgaria ka tërhequr interesin më të madh midis vendeve të Shengenit që marrin pjesë në ekspozitë. Stenda bullgare, e organizuar nga Ministria e Turizmit, mori çmimin për stendën më të bukur në ekspozitë, midis 78 vendeve pjesëmarrëse.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva