LAJME

Artikull

Autoritetet hetojnë vrasje masive ose vetëvrasje me 6 viktima

Hënë, 9 Shkurt 2026, 11:16

Autoritetet hetojnë vrasje masive ose vetëvrasje me 6 viktima

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Një krim pa analog – kështu i përshkroi policia bullgare rrethanat e të ashtuquajturit "Rasti Petrohan", i cili ka qenë nën hetim për një javë. Të dielën, më 8 shkurt, u gjetën trupat e tre personave të kërkuar në lidhje me një vrasje të trefishtë, viktimat e së cilës u gjetën më 2 shkurt pranë shtëpisë malore "Petrohan" në malin Stara Pllanina.

"Janë gjetur tre trupa të qëlluar dhe një makinë, të cilat thashë në fillim të javës se po kërkoheshin në lidhje me rastin Petrohan", tha drejtori i Policisë Kombëtare, Kryekomisioneri Zahari Vaskov, në një konferencë për shtyp. Pronarët e vilës Petrohan, Ivajllo Kallushev, 22-vjeçari Nikollaj Zllatkov dhe një i ri 15-vjeçar.

Kronologjia: Më 2 shkurt u raportua për një zjarr në strehën “Petrohan”. Zjarrfikësit e thirrur gjetën në vendngjarje trupat e tre burrave të qëlluar me armë, anëtarë të një organizate joqeveritare për mbrojtjen e natyrës. Një kamerë sigurie kishte regjistruar momentin kur të vrarët – Ivajllo Ivanov, Deço Vasilev dhe Pllamen Statev – mblidhnin qentë dhe më pas i vinin flakën vendit. Regjistrimi është nga e diela, 1 shkurt. Të tre më pas kanë dalë nga fusha e vëzhgimit të kamerave. Trupat e tyre u gjetën të renditur pranë njëri‑tjetrit. Autoritetet njoftuan se po kërkojnë dy burra dhe një djalë, për të cilët dihet se kanë banuar në shtëpinë malore së bashku me viktimat e tjera dhe dyshohet se kanë lidhje me tragjedinë. U bë e ditur se ka gjasa të lëvizin me një kamper në pronësi të Ivajllo Kallushev.

Më 8 shkurt, një bari nga Vraca pa një kamper të fshehur në një rrugë pylli nën majën Okollçica (Bullgaria Veriperëndimore), me shoferin brenda të qëlluar me armë, dhe njoftoi policinë. Kriminalistët gjetën në kamper të vrarë me armë dhe të vdekur tre personat që kërkoheshin në lidhje me ngjarjet në strehën “Petrohan”.

“Është konstatuar se brenda kamperit ka pasur të shtëna. Nuk ka të dhëna për të shtëna nga jashtë drejt tij. Vazhdon puna mbi të gjitha versionet e mundshme – vrasje dhe vetëvrasje”, shpjegoi shefi i Policisë Kombëtare, Zahari Vaskov.

Prej një jave nuk ka informacion zyrtar lidhur me hetimin e rastit “Petrohan” – nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje, as si lidhen saktësisht personat e përfshirë, gjë që ka nxitur kritika dhe akuza se policia dhe prokuroria veprojnë në mënyrë kaotike. Pa hyrë në detaje, të dielën, gjatë një deklarate nga Ballkani i Vracës, komisari Zahari Vaskov theksoi se ky është “krim pa analogji në vendin tonë” dhe se “ende nuk përjashtohet versioni për një komunitet të mbyllur me elemente të një sekte”.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva