Artikull
Importi i punëtorëve në Bullgari nga vendet jashtë BE‑së ul pagat
Hënë 9 Shkurt 2026 13:12
Hënë, 9 Shkurt 2026, 13:12
Ljubosllav Kostov
FOTO: Maria Fileva
Madhësia e shkronjave
Detyra e parë e pushtetit të ri ekzekutiv do të jetë buxheti për vitin 2026, dhe e dyta – buxheti për 2027, sepse shumë gjasa është që të dy të duhet të përgatiten njëkohësisht. Këtë e deklaroi në një intervistë për BGNES Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). Ai vuri në dukje se problemi në Bullgari është pjesa e investimeve në rritjen e PBB‑së. Para 20 vitesh ka qenë 18%, para 10 vitesh – 10%, dhe tani është më pak se 5%.
“Rreth 2.5 miliardë euro
hyjnë në buxhet nga tatimi mbi fitimin e kompanive. Nëse ky tatim është 10%,
kjo do të thotë se biznesi bullgar fiton 25 miliardë euro në vit. Nga këto, si
investime ndahen më pak se 1/20”, thotë Kostov.
Kur biznesi fillon të importojë punëtorë të pakualifikuar nga Pakistani dhe India, të cilët janë më të dobët se bullgarët në çdo aspekt, përveç pagës që pranojnë – 200–300 dollarë – dhe flenë në konvikte, ky është një nga problemet afatgjata që do të ulë artificialisht çmimin e punës në Bullgari, thekson më tej sindikalisti.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva