Artikull
Me futjen e euros, bullgarët bëhen më kursimtarë dhe më të matur në konsum
Hënë 9 Shkurt 2026 13:51
Hënë, 9 Shkurt 2026, 13:51
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Besimi i konsumatorëve në janar 2026 bie me 0.8 pikë krahasuar me tetorin 2025, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për vëzhgimin e konsumatorëve. Hulumtimi zhvillohet çdo 3 muaj.
Arsyeja e rënies lidhet me lëkundjen e besimit të bullgarëve në qytete, ndërsa tek ata në zonat rurale nuk vërehet ndryshim.
Konsumatorët vazhdojnë të mendojnë se gjatë 12 muajve të fundit ka pasur rritje të çmimeve të konsumit, por me ritëm më të ulët, dhe njëkohësisht pritjet e tyre inflacioniste për 12 muajt e ardhshëm janë më pak të theksuara.
Anketa regjistron përkeqësim të gatishmërisë për të bërë shpenzime për blerjen e sendeve me përdorim afatgjatë, për “përmirësime në shtëpi” dhe për “blerje makine” gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva