LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 10 shkurtin

Do të jetë me vranësira, me reshje bore në veriperëndim dhe shi në juglindje

Hënë, 9 Shkurt 2026, 19:30

Parashikimi i motit për 10 shkurtin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të martën temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4 dhe 1 gradë. Në bregdet dhe në zonat më jugperëndimore në mëngjes do të jenë 3–5 gradë. Për Sofjen priten rreth minus 2 gradë. Gjatë ditës vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Para mesditës në disa vende në rajonet juglindore do të ketë reshje shiu, ndërsa pothuajse gjatë gjithë ditës në veriperëndim dhe në zonat malore – reshje bore. Era do të jetë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga lindja‑juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 2 dhe 7 gradë. Në kryeqytet rreth 3 gradë.

Në bregdet temperaturat minimale në mëngjes do të jenë më të larta – deri në 4 gradë. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 6 –7 gradë. Uji i detit është në të njëjtin interval, 6–7 gradë. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2–3 ballë.

Në male do të jetë me vranësira; në masivet e gjysmës perëndimore të vendit – me reshje bore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndimi‑jugperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 0 gradë, në 2000 m – rreth minus 4 gradë.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva