SPORT

Artikull

Hristo Iliev, i katërti në renditjen historike të Bullgarisë në 60 m

Hënë, 9 Shkurt 2026, 15:20

Hristo Iliev, i katërti në renditjen historike të Bullgarisë në 60 m

FOTO: Federata Bullgare e Atletikës së Lehtë

Madhësia e shkronjave

Hristo Iliev shënoi rezultatin më të mirë në Bullgari në 60 metra në 38 vitet e fundit. Atleti i trajneres së madhe bullgare Valja Demireva fitoi Turneun e Hapur të Atletikës së Lehtë në sallën e kryeqytetit “Asics Arena”, të organizuar nga Federata Bullgare e Atletikës së Lehtë, duke përshkuar sprintin më të shkurtër për 6.61 sekonda. Ky është rezultati më i mirë i një vrapuesi bullgar që nga viti 1988 dhe i katërti në renditjen historike të vendit në garat në sallë. Me këtë rezultat, vrapuesi më i mirë bullgar i tre viteve të fundit, Hristo Iliev, përmirësoi rekordin e tij personal në 60 metra me gjysmë të dhjetës së sekondës, raportuan atletikabg.com dhe BNT.

Rekordi i Hristos mbeti vetëm 3 të qindtat larg atij të Petër Petrovit (1978). Valentin Atanasov (1987) dhe Anri Grigorov (1988) plotësojnë treshen e parë me kohë prej 6.59 sekondash.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2025, vrapuesi i ri zinte vendin e 10-të në renditjen historike të Bullgarisë në 60 metra për meshkuj.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova