LAJME

Artikull

“BSP me lider të ri: Do të luftojë kundër shtetit të kapur”

Hënë, 9 Shkurt 2026, 18:19

“BSP me lider të ri: Do të luftojë kundër shtetit të kapur”

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Krum Zarkov është lideri i ri i BSP-së. Ai u zgjodh gjatë mbledhjes së Kongresit të 51-të të partisë të shtunën. Ai zëvendëson në post liderin e mëparshëm, Atanas Zafirov, i cili u largua nga pozicioni, duke deklaruar se vendimi i tij u diktua nga dëshira për të mos thelluar ndarjet e brendshme dhe për të dhënë mundësinë për një fillim të ri në parti. Gjatë viteve, vendet e fituara nga BSP dhe koalicionet e saj në parlament kanë ndryshuar, nga 82 në parlamentin me 240 anëtarë në vitin 2005 deri në 19 aktualisht.

“Drejtimi i BSP-së do të jetë në luftën kundër shtetit të kapur, në krijimin e rendit ligjor dhe sigurimin e një jete cilësore në këtë vend”, deklaroi lideri i ri. 44-vjeçari Zarkov është jurist, i diplomuar në Gjimnazin Francez të Sofjes, dhe më pas në “Drejtësi Ndërkombëtare” në Sorbonë, Paris. Ai është ish-ministër i drejtësisë në kabinetin e Gëllëb Donev, dhe më parë deputet i BSP-së në katër legjislatura parlamentare. Zarkov ishte sekretar për çështjet ligjore pranë presidentit Rumen Radev, nga ku dha dorëheqjen pasi shprehu mosmarrëveshje me iniciativën e tij për të propozuar mbajtjen e një referendumi mbi datën e vendosjes së euros në vendin tonë.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova