Artikull
Martë 10 Shkurt 2026 05:20
Martë, 10 Shkurt 2026, 05:20
FOTO: FOODTECH
Madhësia e shkronjave
Rreth 60 ekspozues nga Bullgaria dhe jashtë do të marrin pjesë në edicionin e 30-të të Panairit Ndërkombëtar “FoodTech” 2026 në Plovdiv, nga 17 deri më 21 shkurt, brenda një mega-forumi të vetëm në Ballkan për bujqësi, verë, ushqime dhe pajisje. Panairi zhvillohet paralelisht me ekspozitat AGRA – për bujqësi, dhe “Vinaria” – për vreshtari dhe enologji, në qytezën e Panairit Ndërkombëtar të Plovdivit.
Ndër temat kryesore të “FoodTech” 2026 do të jenë produktet ekologjikisht të pastra dhe të shëndetshme, delikatesat gurme dhe kulinaria moderne, si dhe teknologjitë më të fundit për përpunimin dhe ruajtjen e ushqimeve dhe produkteve. Për vizitorët do të jenë të përgatitura prezantime, degustime dhe klasa mjeshtërore, ndërsa në një zonë të veçantë teknologjike do të demonstrohen makineri dhe pajisje për përpunimin e lëndëve të para dhe prodhimin e ushqimeve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova