LAJME

Artikull

Riarmatimi sipas standardeve të NATO-s vazhdon, por nevojitet financim

Martë, 10 Shkurt 2026, 10:10

Atanas Zaprjanov

Atanas Zaprjanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Furnizimi me armatime të reja sipas standardeve të NATO-s në Ushtrinë Bullgare po zbatohet. Kështu iu përgjigj me shkrim ministri i mbrojtjes në detyrë, Atanas Zaprjanov, një pyetjeje të deputetit Dimço Dimçev. Pas një analize në Shtabin e Mbrojtjes, u përcaktuan prioritetet për nevojën e armatimeve të reja. Përparësi iu dha Forcave Tokësore dhe Forcave për Operacione Speciale. Aty u aplikuan sisteme të reja, duke zëvendësuar ato ekzistuese ruse me armë të reja, me kalibër sipas standardeve të NATO-s, shpjegon Zaprjanov. Ai thekson se procesi është i pakthyeshëm, po zbatohet dhe koha e përfundimit varet tërësisht nga fondet e akorduara.

Modernizimi i Ushtrisë Bullgare nuk ndaloi, por në buxhetin e zgjatur nuk u siguruan fondet për vitin 2026 për pagesën e projekteve aktuale, paralajmëroi ministri.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova