Artikull
Bullgaria është në fund të renditjes sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsion
Martë 10 Shkurt 2026 12:33
Martë, 10 Shkurt 2026, 12:33
FOTO: transparency.org
Madhësia e shkronjave
Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (Corruption Perception Index) për vitin 2025, të publikuar nga Transparency International, nivelet globale të korrupsionit janë alarmante, ndërsa përpjekjet për ta kufizuar atë janë të pasuksesshme.
Bullgaria, së bashku me Hungarinë, merr 40 pikë nga 100 të mundshme, çka është nën pragun kritik prej 50 pikësh, ndërkohë që mesatarja e indeksit për BE-në është 62 pikë. Vendi renditet në vendin e 84-të në klasifikimin e 182 shteteve dhe territoreve dhe shënon rezultatin më të dobët që nga viti 2012.
Gjatë dy viteve të fundit, Bullgaria ka humbur 5 pikë. Kjo tendencë lidhet me dobësimin e mjedisit institucional, krizën e vazhdueshme politike, anulimin e pjesshëm të paprecedentë të zgjedhjeve parlamentare, mbylljen e Komisionit për Luftën kundër Korrupsionit dhe vonesën në zgjedhjen e drejtuesve të rregullatorëve kyç.
Korrupsioni vazhdon të mbetet një rrezik serioz për biznesin e 55% të kompanive, duke krijuar një mjedis që shtrembëron konkurrencën.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova