Artikull
APS: Gjurov kryeministër teknik dhe veto për seksionet jashtë vendit
Martë 10 Shkurt 2026 13:14
Martë, 10 Shkurt 2026, 13:14
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se keni një hapësirë dhe mundësi të kufizuara për zgjedhjen e një kryeministri dhe qeverie teknike. Qëndrimi ynë për kryeministër teknik është Andrej Gjurov. Kështu deklaroi kryetari i “Aleancës për të Drejta dhe Liri” (APS), Hajri Sadëkov, para presidentes Iliana Jotova gjatë konsultimeve për emërimin e një kryeministri teknik. Sadëkov vuri theksin edhe te ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor dhe kërkoi që presidentja të ushtrojë të drejtën e vet të vetos dhe t’i kthejë tekstet në parlament. Miratimi i kufizimeve për seksionet e votimit jashtë vendit shkel kushtetutën dhe kufizon të drejtat e shumë qytetarëve jashtë vendit, tha Sadëkov.
Kreu i shtetit deklaroi se e merr në dijeni qëndrimin e tyre. Këto konsultime zhvillohen për të dëgjuar të gjithë dhe për të vlerësuar se kush, nga lista jashtëzakonisht e shkurtër dhe nga personat që kanë pranuar, do të ishte më i përshtatshmi për t’u përballur me sfidat.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova