LAJME

Artikull

Stuhi e fortë bllokoi bazën dhe anijen kërkimore bullgare në Antarktidë

Martë, 10 Shkurt 2026, 13:39

Stuhi e fortë bllokoi bazën dhe anijen kërkimore bullgare në Antarktidë

FOTO: Instituti Antarktik Bullgar

Madhësia e shkronjave

Ekspedita e 34-të Bullgare në Antarktidë u godit nga stuhia më e fortë që nga fillimi i saj në mesin e nëntorit 2025. Shpejtësia e shpërthimeve të erës është mbi 150 km/orë. Ndërtesat e bazës bullgare antarktike “Shën Klimenti i Ohrit” dridhen dhe jashtë është e rrezikshme të lëvizësh mes tyre, raporton BTA.

Anija kërkimore-shkencore “Shenjtor Kirill dhe Metodij” (NIK 421) u fsheh nga valët dhe era në gjirin para bazës spanjolle antarktike “Juan Carlos I”, dhe aktualisht është e pamundur të lëshohen varka drejt bregut. Shkencëtarët dhe logjistikët e ekspeditës duhej të zbarkonin në tokë, por transportimi i tyre u shty. Pritet që stuhia të mos qetësohet edhe gjatë 24 orëve të ardhshme.

Anija bullgare “Shenjtor Kirill dhe Metodij” (NIK 421) lundroi për në ishullin Livingston më 7 nëntor nga Varna dhe, duke kaluar Atlantikun, arriti në rajon në mes të dhjetorit.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova