Artikull
Presidentja: Kryeministri teknik do të bëhet i qartë në ditët në vijim
Martë 10 Shkurt 2026 15:40
Martë, 10 Shkurt 2026, 15:40
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Ditët në vijim do të bëhet
i qartë kryeministri teknik.” Këtë e deklaroi presidentja Ilijana Jotova në
takimin e fundit me forcat parlamentare – me partinë “Veliçie” – në kuadër të
konsultimeve për zgjedhjen e kryeministrit teknik. “Të gjithë ne udhëhiqemi nga
dëshira që shteti të mos ndalojë së funksionuari, të përpiqemi të zgjidhim
problemet më urgjente të qytetarëve bullgarë, si në ditët e mbetura të qeverisë
në dorëheqje, ashtu edhe gjatë kabinetit teknik”, tha presidentja.
“Unë besoj në zgjedhjen
tuaj dhe besoj se ju do të bëni më të mirën për popullin bullgar, sepse nga
këtu e tutje pasojnë procese të pakthyeshme. Kur njerëzit humbasin besimin në
shtet, ne nuk mund ta rikthejmë atë. Jemi gati të punojmë së bashku me ju për
të arritur transparencë dhe drejtësi”, tha Ivelin Mihajllov, lider i “Veliçie”.
Pas konsultimeve të zhvilluara, pritet që presidentja të caktojë kryeministrin teknik, i cili do të propozojë qeverinë teknike.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva